Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor Safet Sajo Civovic, me detyrë në pikën kufitare “Kullë”.

Pas pranimit të informacioneve IPK ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore dhe pas intervistimit të zyrtarit policor i njëjti është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Pejë.

“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, njofton IPK-ja.