Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje dhe kishte sulmuar punëtoren e një marketi.

Një person është arrestua në Prishtinë, pasi kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në një market dhe me qëllim të mbajtjes se gjësendeve të vjedhura ka sulmuar viktimën femër, punëtore e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër.

Sipas Policisë, edhe i dyshuari tjetër është arrestuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.