Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata.
“Rr. Fahri Fazliu, Podujevë 28.05.2021 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave janë arrestuar tetë persona me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata në Podujevë.
Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës./Llapi.info
Aksione të Policisë në Podujevë, tetë persona të arrestuar