Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 30.07.2020-23:08. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali-Prishtinë”, ka bërë të ditur PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se i dyshuari ka qenë i kërkuar, por që s’është specifikuar për çfarë arsyesh./Llapi.info