Një rast dhunë në familje është regjistruar dje në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar mashkull është arrestuar, pasi i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij.
“Podujevë 22.05.2020 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info