Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 në rrugën e qendrës së Podujevës, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim dërguar medieve.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 20.11.2020-16:05.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi viktimës femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera./Llapi.info