Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa ka njoftuar se i dyshuari ka shkuar deri te shtëpia e viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta mendore pasi që i njëjti kishte shkuar tek shtëpia e viktimës femër kosovare duke e ngacmuar seksualisht. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera./Llapi.info