Foto Ilustrim

Një burrë është arrestuar nga Policia në Podujevë për shkak se i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është ankuar se ishte i kërcënuar nga i dyshuari.

“Podujevë 20.09.2020. 14:09. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte i kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit hapet rast si më lartë, kurse i dyshuari nuk është takuar dhe mbetet të intervistohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera./Llapi.info