ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Merdare të Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas PK-së, i dyshuari ka qenë në kërkim, por që për të njëjtin policia s’e ka bërë të ditur më konkretisht arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij.

“SPK Merdarë-Podujevë 18.09.2020-21:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thotë PK./Llapi.info