Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin të mitur, i cili ka therur me thikë një 15-vjeçar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, e më pas është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes.

“Podujevë 06.07.2021 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të miturit, viktimës mashkull kosovar. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF Podujevë e më pas për shkak të gjendjes shëndetësore, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në  raportin e PK-së./Llapi.info