Foto Ilustrim

Dy persona (të mitur) janë arrestuar në Podujevë, bënë të ditur Polica e Kosovës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i dy të miturve është bërë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë. Deri te sulmi, siç njofton PK-ja, ka ardhur pas mosmarrëveshjes që kanë pasur në vendin e punës.

“Lidhur me rastin me datën 10.02.2020 janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkak të disa mosmarrëveshjeve në vendin e punës i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar të cilëve u kishin shkaktuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./Llapi.info