Tre persona janë arrestuar në Podujevë për prostitucion, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

“Podujevë (NN) 03.04.2021 – 17:30. Janë arrestuar dy meshkuj kosovar dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër në fjalë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti është cilësuar si “mundësim apo detyrim në prostitucion”./Llapi.info