Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, të cilët nga njësitë policore në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit, raporton Llapi.info.

“Fsh. Llapashticë, Podujevë 25.09.2020-16:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësitë në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit. Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale”, ka njoftuar PK.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info