Foto Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Podujevë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit iu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, pas seancës gjyqësore ndaj të dyshuarit, është shqiptuar masa e sigurisë – arrest shtëpiak.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 55 gramë. Pas seancës gjyqësore ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e sigurisë –arrest shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info