Avni Arifi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave me këtë buxhet.

“E vetmja mundësi është vetëdijesimi i sindikatave, që nuk mund të ketë rritje të pagave. Sot për sot ky është buxheti që e ka Kosova.  Nuk kemi kapacitete për të paguar ashtu siç i kanë këta njerëz kërkesat”, ka thënë Arifi në RTK3.

“Grevat e rrezikojnë vendin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Arifi është shprehur subjektet politike në opozitë që po mbështesin grevat sikur të ishin në pushtet nuk do të ishin në gjendje të rritnin pagat.