Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet dhe duhet të ndëshkojë ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit” për krimet e bëra.
Hasani i cili ka qenë edhe ish i burgosur politik në Info Magazine ka treguar se si në vitin 2001 i është kërkuar që të pastrojë dhomën e Millosheviqit në burgun e Beogradit.
“Në vitin 2001 kam qenë në burgun e Beogradit në të njëjtën kohë ata që kishin organizuar Gazimestanin në vitin 1985 ishin pjesë e burgjeve veta sikur Millosheviqi që kishte mbajt fjalim në Gazimestan e atëbotë ishte në burg për krimet dhe gjenocidin që kishte kryer ndaj popujve të tjerë por edhe ndaj popullit të vet dhe shkatërrimit të ish-Jugosllavisë”.
“E kam parë atë [Millosheviqin] si nënqmim dhe zhvlerësim dhe si një krenari të një miti i cili supozohet se nuk ekziston. Në burgun e Beogradit kur ishim më 2001 ishim një grup shokësh në një dhomë që nga kishin burgos nga Mitrovica dhe erdhi gardiani të kërkojë duke na friksuar që ne të pastrojmë dhomën e Millosheviqit dhe kjo për mua ishte absolutisht e papranueshme dhe thashë se nuk ka mundësi që unë t’ja pastrojë dhomën, të njëjtën gjë thanë edhe shokët e mi të dhomës”.
“Ne treguam dinjitetin tonë dhe mbrojtjen tonë, sepse një njëri që e lufton nuk mund të shkosh tja pastrosh dhomën – ne atë e kishim armik të përbetuar. Ai kishte vra gra, pleq e fëmijë, kishte dhunuar dhe kishte marrë njerëz e kufomat ua kishte varrosë nëpër Serbi”.
“Ai ka qenë një kriminel dhe për këtë Serbia duhet të gjykohet dhe duhet ta gjykojë edhe për së vdekuri për krimet e bëra ndaj shqiptarëve për një shekull”, tha Hasani.
Hasani mes tjerash foli edhe për fjalimin e Millosheviqit në Gazimestan më 1989.
“Kur Millosheviqi mbajti fjalim në Gazimestan më 1989 unë kam qenë pjesë e burgjeve në Kosovë atë kohë dhe atë kohë kemi parë atë fjalim në Fushë Kosovë që ka qenë hapi i parë drejtë një e ekstremizmi të tij kundër popujve tjerë e sidomos shqiptarëve në përgjithësi”.