Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ai Gjyqësor së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”
Ambasadori britanik, Nicholas Abbot, deklaroi se me konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të kthehej besimi në drejtësi.

Abbot theksoi se njerëzit në Kosovë bëhet jetë luksoze e cila sipas tij nuk mund të arrihet vetëm me një punë normale.

Andaj siç tha ai Britania do të ndihmojë Kosovën në luftimin e krimeve ekonomike në mënyrë që të ketë zbatim të ligjit.

“Me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të kthehet besimi në drejtësi dhe do të rritej kostoja e dënimeve të veprave penale. Kosova është një vend në zhvillim, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, veshje dhe mënyra e të jetuarit në shpërputhje”.

“Kjo nuk bëhet nga puna e rregullt, ju duhet ta hetoni të shkatërroni skemat e parasë. Jo vetëm dënimet dhe konfiskimet varet nga ju. Puna e juaj nuk është e lehtë dhe pastrimi i parasë ka përmasa globale. Çfarëdo dështimi të konfiskimit të parasë do të reflektojë në vendet e tjera përfshirë edhe Mbreterinë e Bashkuar”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), Skendër Çoçaj, tha se krimet ekonomike kanë marrë përmasa globale. Sipas tij, ka ende punë që Kosova të luftojë këto dukuri negative.

“Konfiskimi i parave është shkelej e ligjit. Kjo ka marrë përmasa për shkak të ligjshmërisë ekonomike dhe element që ndikon në lehtësimin e veprave penale. Paraja po lëviz me lehtësi kudo në botë. Kriminelët e fshehin pasurinë e tyre në mënyrë të paligjshme. Ndaj këtij fenomeni as ne nuk kemi mbetur imun dhe kjo po rritet”.

“Kosovës i mbetet punë dhe përkushtim që të arrijmë objektivat për të luftuar këtë fenomen negativ”, tha Çoçaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, tha se sfidat më e madh me të cilën po ballafaqohen institucionet e vendit është krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas tij, e gjithë fuqia duhet të orientohet në luftimin e këtyre dukurive.

“Ky organizim është i mirëseardhur për ne. Pasi kemi shansin të dëgjojmë sfidat e një gjyqtarit që ne të mësojmë për sistemin tonë. Sfida më e madhe që po ballafaqohen institucionet e Kosovës e përkatësisht sistemi ligjor është korrupsioni krimin e organizuar”, raporton Eo

Gjykatësit Michael Hopmeier ka rrëfyer për sfidat e Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krimit ekonomik.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të ketë vetëm ligje të mira e të cilat nuk zbatohen në praktikë.