Në Bosnje dhe Hercegovinë, ani pse pandemi, janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Qytetarët duke respektuar masat, sot iu kanë drejtuar kutive të votimit për të votuar kandidatin që ata mendojnë se e meritojnë të udhëheqin me komunat e tyre, transmeton IndeksOnline.

Por, diçka e pazakontë ka ndodhur në një nga fletëvotimet.

Një qytetar, duket se s’ka pasur ndonjë opsion për t’ia dhënë votën e tij, ndërsa dëshira e tij ka qenë që në mesin e kandidatëve të ishte lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ky qytetar, ka shkruar edhe një fjali në fletën e votimit.

“Politikani i vetëm në rajon që nuk është i korruptuar”.