(FILES) In this file photo taken on February 26, 2020, Kosovo's Prime Minister Albin Kurti gives a press conference in Pristina. - Kosovo's less than two-month old government was toppled by a no-confidence vote on March 25, 2020, plunging the poor and unstable democracy into political uncertainty as it tries to halt the spread of coronavirus. After nearly 12 hours of debate, 82 MPs in the 120-member assembly approved the motion against the government of Prime Minister Albin Kurti. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.

Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar dhe 01 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës.

Në mesin e personave që kanë deklaruar pasurinë, natyrisht është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar në pronësi një apartament që e ka përfituar në vitin 2018.

Vlera e tij kap shumën e 400 mijë eurove.

Kurse, pasuri të luajtshme apo aksione në shoqëri komerciale, shefi i Qeverisë s’ka deklaruar asgjë.

Tutje, kryetari i VV-së ka deklaruar se ka 529 euro para të gatshme në bankë dhe 10 mijë euro në një bankë norvegjeze, që është në emër të bashkëshortes së tij.

Kurti po ashtu ka edhe detyrime financiare, duke filluar nga qiraja e shtëpisë, që kap vlerën e 250 eurove në një kohëzgjatje prej 3 viteve.

Ndërkaq, gruaja e tij, ka detyrime prej 300 mijë euro në një bankë në Norvegji për shkak të blerjes së një apartamenti.

Kurti ka deklaruar edhe pagat e tij që i merr nga Qeveria e Kosovës, ku paga e tij neto është 1 mijë e 300 euro.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për periudhën janar, shkurt dhe mars, Kurti ka deklaruar se ka marrë 4 mijë e 200 euro.

Mes tjerash, edhe gruaja e tij merr pagë prej 3 mijë e 915 euro në Oslo të Norvegjisë.

Ndryshe, deklarimi i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.