Një alarm vjen nga mbarë globi, ku raportohet për ‘zhvarrosje’ të bletëve. Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë shfaqur shqetësim pasi popullsia e bletëve është zvogëluar nga një sëmundje, e cila përhapet nëpërmjet insekteve asimptomatike dhe shpërndahet me shpejtësi.

“Infeksioni dikur ishte një gjë e rrallë, por është përhapur me shpejtësi”, tregojnë studiuesit e Universitetit në Newcastle, të cilët ekzaminuan bletët në 25 vende, transmeton BW shkrimin e ‘The Guardian’.

Profesor Giles Budge vjen me një propozim konkret për zgjidhjen e këtij rasti. “Ju nuk mund të mendoni për distancë sociale në një zgjua bletësh, por mund ta menaxhoni atë duke zgjeruar hapësirën brenda zgjoit”, tha ai.