Austria e ka mposhtur Ukrainën me rezultat 1-0 në Grupin C në kuadër të Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Christoph Baumgartner nga një asistim i David Alabas.

Austria ishte skuadër më e mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 7.15, me Ukrainën që u vlerësua 6.69.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Alaba që u notua me 7.9.

Në anën tjetër, dështimet e këtij ballafaqimi doli të ishin Vitaliy Mykolenko dhe Oleksandr Zinchenko me vlerësimin 6.4.