Policia ka vazhduar sot aksionin për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij aksioni sot është ndaluar personin S.Xh., 83-vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1,150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës së Ferizajt paratë  janë konfiskuar përkohësisht deri në vendim tjetër.

Policia e Ferizajt thotë se do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe u apelon qytetarëve që sa herë që hasin në lypsarë të njoftojnë menjëherë Policinë.