Një person i cili po transportohej me autoambulancë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion në Prishtinë.