Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Prugoc, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:20 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Prugovc, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor ku janë përfshirë dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci./Llapi.info