Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë tre persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës në statistikat e saj ditore ka bërë të ditur se vetëm gjastë së martës në nivel vendi kanë ndodhur 70 aksidente, prej tyre, 28 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info