Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç ’rast kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës, derisa lëndimet nuk janë të rënda.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Llapi.info