Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, nga kjo përplasje veturash nuk ka pasur persona të lënduar. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së enjtes në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente, prej tyre, 17 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 45 me dëme materiale./Llapi.info