Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një maune.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata përgjatë kësaj magjistraleje./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: