Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në bazë të videos që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që ka dal jashtë rrugës kryesore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku, 4 prej tyre, sipas statistikave të PK-së, kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info