Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy person  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Duhet theksuar se gjatë këtyre ditëve është rritur numri i aksidenteve në Podujevë, derisa mbi 300 kanë ndodhur për 4 ditë./Llapi.info