Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi janë regjistruar 63 aksidente, prej tyre, 22 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë, pamjet e siguruara nga Llapi.info: