Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, dy në lëvizje dhe një e parkuar, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të tri veturave ( dy në lëvizje një e parkuar). Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre, 31 kanë përfunduar me dëme materiale dhe 28 të tjerë me të lënduar./Llapi.info

May be an image of one or more people, car and road