Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Vranidoll.

Kolona të mëdha të automjeteve janë krijuar si pasojë e aksidentit ku tani në vendin e ngjarjes ndodhen edhe njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Aktualisht nuk dihet për numrin e saktë të të lënduarve, por dëmet materiale në vetura janë të konsiderueshme.

Policia rrugore është duke shikuar vendin e aksidentit dhe ka paralajmëruar që pas pak do të lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve