Të hënën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për të dytën herë me radhë me presidentin Aleksandar Vuçiqit, në Bruksel.

Për paraqitjen e Kurtit, ka folur ish-bashkpartiaku i tij, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një shkrim në Twitter, ka lavdëruar Kurtin, duke thënë se paraqitja e tij kundër Vuçiqit, ishte shumë e mirë.

“Jepni vlerësim aty ku duhet! Paraqitja e Kosovës – Albini dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, shkroi ai.

Ahmeti i kishte dalë në në mbrojtje, Kurtit pas kritikave që ky i fundit mori, që votoi në zgjedhjet lokale të 25 prillit në Shqipëri.

Kreu i Prishtinës kishte thënë se me Kurtin nuk pajtohet në shumë gjëra, por votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre.

Sipas Ahmetit, do të ishte e padrejtë ndaj kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, që mos të shkonte Kurti për të votuar atje.