Oda Hotelerisë Kosovës me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur një takim për zgjatjen e orës së mbajtjes së dasmave.

Në këtë takim ishte kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi, shkruan Indeksonline.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për lejimin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës deri në orën 01:00.

Pas takimit përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi, ka thënë për Indeksonline se është arritur një marrëveshje me ministrin Vitia, ku nga 200 persona tani numri do të jetë në 300 persona.

“Në takimin që patëm me ministrin Vitia, ne u dakorduam që të lejojen dasmat dhe klubet e natës deri në ora 01:00. Ne kemi rënë dakord që edhe mërgata sa po ka ardhur në Kosovë t’ a shijojnë pishimin por në mënyrë që të respektohen masat Anti-Covid”, ka thënë Muqiqi.

Ndër të tjera Muqiq ka shtuar se këto masa do të hyjn në fuqi ditën e mërkure.