Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka konsideruar mazhorancën që udhëhiqet nga Vetëvendosja si të papërgjegjshme dhe arrogante,.

Këtë reagimi Tahiri e ka bërë pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka shtuar se kësaj qeverie mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.

“Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është dëshmi se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës”, ka shkruar ai.