Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 8 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.133 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 32 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtina 3 raste, Podujeva me dy raste dhe nga një rast në Gjilan, Vushtrri dhe Fushë-Kosovë
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.494. Në total numri i rasteve aktive është 108./Llapi.info