Kosovës të martën i janë​ shtuar  edhe 76 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 538 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tri viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 604.

Siç thuhet në njoftim, pesë raste të reja me virusin korona janë nga Komuna e Podujevës. Rastet e reja; një qytet dhe me nga një tjetër rast në fshatrat; Letanc, Sallabajë, Llaushë, Bajçinë,

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 165 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2.286.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14.839 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info