Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 55 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.134 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.237.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 5 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 2 janë në qytet, dy në fshatin Batllavë dhe një në fshatin Shtedim.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.120 të tilla. Prej tyre, 2.237 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 100.943 persona. Aktualisht janë edhe 3.940 raste aktive me COVID-19./Llapi.info