Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me Covid-19.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Prof. dr. Shemsedin Dreshaj.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19, prej të cilëve 8 janë në oksigjeno-terapi dhe 1 pacient është në mjekim intenziv të Kilinikës Infektive, i intubuar në gjendje shumë të rënëdë shëndetësore”, tha Dreshaj për klankosova.tv.