4 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Këtë për portalin e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku tha se për momentin të lënduarit janë duke i kryer fotografimet dhe se tani për tani të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura një Golf 3-sh dhe një veturë e tipit Passat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Llapi.info