Edhe 26 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, 10 prej tyre janë nga qyteti, dy në fshtrat Shtedim, Lupç i Epërm dhe Llugë, kurse me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dumnicë e Epërme, Dumosh, Kërpimeh, Lluzhan, Peran, Shajkoc, Siboc i Epërm, Sekiraçë dhe Turuçicë.
Që nga shpërthimi i koronavirusit në Kosovë, deri më tani në Podujevë pozitivë kanë rezultuar 275 persona. Prej tyre, 8 pacientë tashmë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Rasti i parë në këtë komunë ishte paraqitur më 15 mars.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Zaim Thaçi, lirimi i masave në fillim të qershorit ka ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Podujevë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të premten 226 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas marrjes së 459 mostrave.
Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke e çuar numrin total të viktimave në 226./Llapi.info