Një person, i cili ka lindur 23 vite më parë, e ka kaluar jetën e tij brenda trupit të një fëmije vetëm 11 kilogramë dhe i paaftë për të ecur apo për të folur.

Manpreet Singh, nga India, lindi i shëndetshëm dhe pa asnjë problem, por rritja e tij u ndal vetëm pas një viti, duke e lënë atë një foshnje të përjetshme.

Familja duhet të kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për të si të ishte një foshnje edhe pse kanë kaluar 23 vite nga lindja.

Lindi në vitin 1995 dhe në mënyrë të papritur rritja u ndal. Në momentet e para, mjekët i thanë babait të fëmijës se ai do të kishte në vazhdim zhvillim, por kjo nuk ndodhi kurrë, të paktën deri tani. Mjekët kanë thënë se ndalimi i rritjes ka të bëjë me mungesën e hormoneve, por nuk janë në gjendje ta identifikojnë saktësisht problemin. Megjithatë, disa mjekë të tjerë janë shprehur se mund të ketë sindromën e “Laronit”, një gjendje e rrallë gjenetike që ka prekur vetëm 300 persona në të gjithë globin.

Pavarësisht nga gjendja e pazakontë, Manpreet është e mbushur me dashuri nga familja, por edhe nga fshatarët në zonën ku jeton, të cilët besojnë se është mishërim i Perëndisë.