477 mostra janë testuar në 24-orët e fundit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, prej të cilave 225 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të martën se janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve me virusin korona, duke çuar në total numrin e viktimave në 269.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, shtatë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës, 4 nga qyteti dhe me nga një rast në fshatrat; Lupc i Poshtëm, Dumnicë e Epërme dhe Majac.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, në Kosovë janë shëruar edhe 201 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 5.190.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 9.274 raste pozitive, gjersa raste aktive mbesin edhe 3.815./Llapi.info