Në 24 marsin e vitit 1999, NATO nisi operacionin “Forca Aleate” në një fushatë ajrore për ta detyruar udhëheqësin serb, Slobodan Millosheviq, të tërheqë forcat e tij jashtë Kosovës dhe t’i japë fund konfliktit që kishte shkaktuar një krizë humanitare.

Bombardimet zgjatën 78 ditë, derisa Millosheviqi më në fund u tërhoq nga provinca e atëhershme serbe, që prej vitesh kishte propaganduar për autonomi.

Gjatë këtij operacioni të Forcave Aleate, qindra civilë vdiqën dhe u plagosen, kur NATO identifikoi gabimisht kolonat e refugjatëve si objektiva ushtarake serbe. Njëzet vjet më vonë, njerëzit që ishin dëshmitar të bombardimeve folën për Al Jazeera-n, transmeton Koha.net.

Gazmend Elshani, 43 vjeçar, ish-gazetar dhe kameraman i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Image


“Dikush erdhi tek ne me informacionin që NATO kishte filluar të fluturonte nga Aviano [baza ajrore në Itali] dhe në atë kohë ne nuk e besonim.

“Ne lamë shtëpitë tona dhe dolëm në një fushë. Pritem, dhe pastaj dëgjuam zhurmën e avionit, për mua ishte e pabesueshme.

“Ishte si një vulë e miratimit për ëndrrën tonë, sepse gjatë gjithë kohës ne ëndërronim që të çliroheshim nga Serbia dhe kur dëgjova tingujt e avionit u ndjeva sikur mora këtë vulë.

“Kur dëgjuam tingujt e avionëve, për mua ishte një luftë e mbaruar, e pamë çlirimin e vendit tonë, pashë gjithçka që kisha ëndërruar më herët, në mendjen time pashë gjithçka që unë kisha ëndërruar para 23 vjetëve.

“Për mua, gjithçka ndryshoi për një sekondë. Pashë vetëm lirinë, fëmijët tani mund të loznin në liri, pashë njerëzit që shkonin të lirë në punët, shtëpitë dhe shkollat e tyre.

Bajram Kafu Kinolli, 33 vjeçar, vokalist dhe tekst-shkrues

Image


“Ne ishim duke ngrënë darkë dhe lajmet ishin të lëshuara.

“Ata shpallën alarmin duke thënë që të gjithë njerëzit duhet të rijnë brenda dhe të mbyllin dritaret”.

“Alarmi erdhi me zë të lartë në qytet, pastaj pati shumë të shtëna, shumë zjarr, ti s’mund ta dije prej nga po vinin. Nuk ishte e qartë për ne, ne ishim brenda.

“Pastaj edhe ju gjithashtu dëgjuat nga ushtra serbe për një operacion mbi një familje shqiptare, ose për disa familje dhe pastaj dëgjuam bombardimet. Ti s’mund ta dije se çfarë po ndodhte.

“Pas një kohe ne menduam se duhet të shkojmë në bodrum sepse shtëpia filloi të dridhet nga bombardimet. Kështu ne shkuam poshtë dhe qëndruam atje natë pas nate. Natën e parë, natën e dytë dhe të tretë, dhe gjatë ditës, gjithçka ishte normale. Por, pastaj gjithmonë nga ora pesë në mbrëmje deri në orën 10 ose 11 të natës, ishte vetë ferri.

“Kurdoherë që shihnim aeroplanë që po vinin, ne futeshim brenda, sepse nuk e dinim se çfarë do të ndodhte pasi ata të sulmonin dhe sa precizë do të ishin në caqet e tyre”, përcjell Koha.net.

“ Nuk më pëlqen ajo pjesë e jetës time. Nuk e di si ishte për shqiptarët apo serbët, por për mua si minoritet rom, nuk ishte ndjenjë e mirë as gjatë luftës e as pas saj”.

Ryve Hoxha 46 vjeçare

Image


“Nuk do ta harroj kurrë 14 prillin. Serbet na dëbuan nga shtëpia jonë në Dobrosh. Ne pamë një varg të gjatë të kamionëve dhe veturave përpara nesh.

“Kamionët u përdorën për të moshuarit dhe fëmijët , ndërsa ne të rriturit ecëm shumicën e kohës. Pas rreth gjysmë ore ecjeje, NATO filloi bombardimet.

“Ky ishte momenti kur dora ime u pre. Dy mbesat e mija vdiqën , dy kunatat e mija, kushëriri im dhe vajza e tij.

“Unë humba 6 anëtarë të familjes atë ditë. U vlerësua se atë ditë mbetën të vdekur rreth 150 njerëz dhe shumë të tjerë të gjymtuar.

“Dëgjova një zë shumë të zhurmshëm dhe krejt çka më kujtohet është se traktori po rrëzohej. E vetmja gjë që e di është se u zgjova në spital.

“Kam dëgjuar se më kishin rreshtuar tek trupat e vdekur. Motra ime erdhi duke na puthur të gjithëve dhe i tha vëllait tim ‘Ryva është e gjallë’. Atë ditë aeroplanët ishin shumë larg dhe dëgjova njerëz tek thonin ‘Kemi shpëtuar, kemi shpëtuar, sepse NATO erdhi që të na ndihmojë”.

“Ne ishim duke shpresuar që kjo ishte diçka e mire, ne nuk prisnim që civilet do të jenë viktima”.

Sinan Kajtazi, 31 vjeçarë, valltar në Baletin Kombëtar të Kosovës

Image
“Gjatë ditës së 24 marsit, ne dëgjuam në lajme se sekretari gjeneral i NATO-s kishte dhënë dritën e gjelbër për fillimin e bombardimeve pasi ata nuk kishin arritur të bënin ndonjë marrëveshje me Slobodan Millosheviqin.

“Unë isha 12 vjeçarë, nuk kuptoja shumë gjëra, por si fëmijë kisha ndjenja të përziera. Duhej apo nuk duhej të isha i frikësuar, do të bëhej keq apo mirë?.

“Ishte errësirë kur filluan bombardimet. Fqinjët dhe familjet kontaktuan me telefon, ata thanë se është më mirë t’i mbulojmë dritaret me batanije, të fshehim dritat brenda shtëpisë.

“Pas një ore, familja tha se është më mirë të shpërngulemi tek shtëpia e fqinjëve, është më mirë kur më shumë njerëz janë bashkë. Nuk morëm asgjë me vete.

“Ishte natë, ne ecëm deri tek shtëpia e fqinjëve rreth 200 metra larg nga shtëpia jonë. Diku nga mesi i rrugës ndodhi një shpërthim i madh në ajër.

“Ne nuk e dinim se çka ishte, por të gjithë ishim të frikësuar, në panik, kështu ne shkuam tek shtëpia e fqinjëve dhe fjetëm të gjithë së bashku atë natë”.

Pranvera Firza 40 vjeçare

Image
“Njëzet vjet më parë, unë isha 20 vjeçare, ishte një natë e emocionuese pasi që e dinim që bombardimet e NATO-s do të fillonin. Për ne ishte një shpresë për një jetë të re.

“Ne e dinim që do të përfundonte regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ishte mbrëmje rreth orës 8:30 deri në ora 9.

“Serbët ndalën energjinë elektrike në gjithë Kosovën. Ne nuk i pamë bombardimet por i dëgjuam ato.

“Nuk ishte frikë, ishte emocionuese.

“Për ne, fushata ajrore e NATO-s ishte moment i fitores dhe ne e ndjenim atë”.