Lokale - eSIMy

Reshjet e shiut, dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike kanë ndikuar në shtimin e numrit të aksidenteve në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Siç njofton Policia e Kosovës vetëm dje në mbarë vendin janë shënuar 66 aksidente.

Prej tyre, dy kanë përfunduar me fatalitet, 45 kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 19 me të lënduar.

“Rreth rrotullimi te Marigona Prishtinë-Ferizaj 18.07.2021 – 04:27. Ka ndodhur një vet aksident ku një veturë ka dal nga rruga dhe është përplasur në një objekt. Si pasojë e aksidentit një femër kosovare (pasagjere në veturë) ka ndërruar jetë, si dhe drejtuesja e veturës femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK.

“Rruga Nacionale-Jezer, Leposaviq, 17.07.2021 – 23:10. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident janë përfshirë dy automjete: një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet nga raporti i PK-se./Llapi.info