Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 8 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.721 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve jabë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 7 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 5 raste dhe nga një rast në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,827 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151./Llapi.info