Lokale - eSIMy

443 mostra të dyshuara për virusin korona janë testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, prej të cilave 190 kanë rezultuar pozitive, raporton Llapi.info.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë me COVID-19, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 315.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky Institut, 18 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677.

Numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkaq, raste aktive mbeten edhe 4.067./Llapi.info