Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 154 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.559 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.140.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 8 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 3 janë në qytet, 3 në Gllamnik dhe nga një rast në fshatrat Batllavë dhe Llapashticë e Epërme

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 104.196 të tilla. Prej tyre, 2.140 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 10.084 raste aktive me COVID-19./Llapi.info