Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Istogut bënë thirrje që të ndalet dhuna nëpër shkolla.

Berisha nëpërmjet një shkrimi krahas dy video mesazhesh që ka publikuar në faqen e tij në Facebook tregon bullizimin dhe dhunën sistematike që po i ushtrohet një 15 vjeçari në shkollën “Hasan Prishtina” nga grupe të organizuara, që po ushtrojnë dhunë brutale ndaj këtij djaloshi.

Ai tha se Alp Hasolli një 15 vjeçar që vijon mësim në shkollën Hasan Prishtina, është një person i bullizuar sistematikisht dhe i rrahur disa herë nga grupe të organizuara përbrenda dhe jashtë shkollës.

“Gjatë periudhës së LOCKDOWN në platformat sociale Alpi ka qenë viktimë e bullizmit nëpërmjet platformave sociale, ku i janë shpërndarë video dhe fotografi/meme që kanë ndikuar që bullizmi drejt tij të rritet në përmasa të mëdha. Si reagim, fëmiu është munduar ti gjej format e zgjedhjes së problemit vet. Herën e parë ka qenë viktimë e rrahjes së organizuar më datë 1 Mars në afërsi të shkollës Hasan Prishtina. E njejta video është shpërndarë në platforma sociale dhe i njejti është arrestuar për sulm! “

“Herën e dytë , një fëmijë e ka raportuar në polici sepse Alpi paska thënë ‘mos mu afroni se kam diçka ne çantë’, me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje, i është kontrolluar shtëpia për armë. Tash këto video është hera e trete dhe disa rrahje që nuk ka video por janë te raportuara në polici!”, shkroi Berisha në Facebook.

VIDEO